Digjet autobusi në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë, nuk ka të lënduar – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk ka të lënduar në zjarrin që përfshiu autobusin me udhëtarë i cili ka qarkulluar në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, para kalimit Strazhë.

Nga SPB Tetovë informojnë se paradite rreth orës 11.20 është raportuar një rast i përfshirjes në flakë të një automjeti.

“Sipas raportimit, në SPB Tetovë, në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ndërsa rreth tre kilometra para vendit “Strazhë”, është përfshirë në flakë një autobus i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga DPB Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit”, thekson Fati Rexhepi nga SPB Tetovë.

Sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar dhe sa dëm është shkaktuar.

You may also like