Diaspora fuqishëm në mbështetje të koalicionit të prirë nga Aleanca – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se diaspora po e mbështetë fuqishëm koalicionin e prirë nga Aleanca.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se diaspora gjithmonë ka qenë krah i fortë i Kosovës në të gjitha periudhat.

“Diaspora ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet tona për të arritur deri tek liria. Bashkatdhetarët në diasporë po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese. Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të shtrirjes në Gjermani ka themeluar nëndegës e saj të radhës në Böblingen, me ç’rast ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s.

“Ashtu si dikur që arritëm ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike dhe prodhimin e rrymës nga zero në 900 megavat, si dhe Trepçën si aset shtetëror në bazë të ligjeve të Kosovës, diaspora po beson fuqishëm se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s dhe me një ekonomi të zhvilluar”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar kreun e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakajn për angazhimin e tij dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e arritura.

“Faleminderit kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e vazhdueshme!”, ka përfunduar Haradinaj.

You may also like