Deputeti Basha i nis SMS anëtarëve të KK: Beteja jonë sapo ka filluar

by admin
Spread the love

Në gjendje paniku nga shkarkimi i djeshëm si kryetar dhe bojktoi masiv i anëtarëve të Këshillit Kombëtar, deputeti Lulzim Basha, u ka dërguar këtë mesazh atyre, ku ndër të tjera flet dhe për ‘fitore’ të reja imagjinare kundër Edi Ramës.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, sot Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet z**varrë nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA.

Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre. PD që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim!
Kryetari i Partisë Demokratike
Lulzim Basha”, shprehet ai.

You may also like