Denoncimi i fortë i Berishës: Rama i kërkoi një arabi 20% për kullën që do të bënte në Bulevardin e ri në Tiranë

by admin
Spread the love

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha në një emision televiziv se Rama i ka kërkuar një arabi 20% që do të bënte një kullë në Bulevardin e ri, në Tiranë.

Sipas tij, biznesmeni arab nuk ka pranuar që ta japë këtë shumë, pasi e ka konsideruar goxha të madhe.

“Ju jeni në konfiskim sepse i kërkoi arabit 20% që do të bënte një kullë në Bulevardin e ri dhe do të investonte 400 e ca milionë. Ai tha se nuk jepte dot sepse ishin shumë para. Kjo nuk është hera e parë që del 20%, sepse i thërrasin në mënyrë të rëndomtë mister 20%, kur ishte kryetar bashkie”, theksoi kreu i demokratëve.

You may also like