“Dënojmë heshtjen ndërkombëtare për Gaza-n” – Shqip

by admin
Spread the love

Samiti i Paqes në Kajro filloi me pjesëmarrjen e liderëve të shumtë nga shtetet arabe, bota dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për të diskutuar konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

Samiti, i cili po mbahet në kryeqytetin administrativ, në lindje të kryeqytetit egjiptian Kajro, kryesohet nga udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah El-Sisi.

“Ne dënojmë heshtjen ndërkombëtare për situatën në Rripin e Gazës dhe përpjekjet për të zhvendosur me forcë palestinezët”, tha lideri egjiptian Al-Sisi në samit.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, Mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa dhe mbreti jordanez Abdullah II po marrin pjesë gjithashtu në samit.

Pjesëmarrës gjthashtu ështe dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të paktën 31 vende dhe tre organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Samitin e Paqes në Kajro. /tesheshi.com/

You may also like