Dëmtohet Djimsiti, mbrojtësi kuqezi do qëndrojë larg fushës për një kohë të gjatë

by admin
Spread the love

Konfirmohet dëmtimi i rëndë i Berat Djimsitit, mbrojtësit shqiptar të Atalanës, që u detyrua të dalë i dëmtuar në minutën e 82-të të ndeshjes së djeshme kundër Milanit.

Mbrojtësi kuqezi kreu gjatë ditës së sotme kontrollet e specializuara, që evidentuan dëmtimin e rëndë. Djimsiti duhet të fillojë programin e rikuperimit, që do ta mbajë larg fushës së blertë për rreth 2 muaj.

“Atalanta informon se Berat Djimsiti ka pësuar një frakturë të shkallës së tretë në këmbën e majtë. Futbollisti ka nisur menjëherë trajtimin e vendosur në programin e rikuperimit”, shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër. / Oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio Facebook

You may also like