Dëmtimet e shpeshta, Mourinho: Kur nuk e zgjidhën dot Bayerni dhe PSG…

by admin
Spread the love

Roma fitoi 1-2 në Moldavi kundër Sheriff Tiraspol, duke regjistruar suksesin e parë në sfidën e parë të grupit G në Europa League.

Aty ku bëjnë pjesë edhe Slavia Prague (Çeki) dhe Servette (Zvicër).

Goditja e dënimit fantastike e Leandro Paredes zhbllokoi përballjen në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Romelu Lukaku realizoi golin e triumfit në të dytën. Pas asistit me finte të Cristantes.

Jose Mourinho u tregua i sinqertë në lidhje me këtë sukses, që erdhi jo pa vështirësi. Duke pranuar se skuadra e tij kishte fat në 45 minutat e para.

Pjesa e parë nuk më pëlqeu. Goli ishte pothuajse si një mrekulli, sepse nuk kishim krijuar asgjë për të shënuar. Në pjesën e dytë më pëlqeu reagimi pasi u barazuam. Fitore e merituar“.

Më pas një koment për problemet fizike të Renato Sanches. “Ai ndodhet gjithmonë në rrezik. Problemet e tij fizike nuk i kanë kuptuar te Bayerni dhe PSG. Harrojeni që do i zgjidhim ne… “.

Në fund Lukaku, i cili vendosi ndeshjen me golin e dytë radhazi me Romën: “Me atë fizik që ka, Romelu e ka të nevojshme të luajë sa më shumë“.


Top Channel

You may also like