Deklarata e Liburn Aliut për banesën, me të cilën qeshën në “facebook”

by admin
Spread the love

Të premten në Pressing të T7 ka qenë i ftuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Deklarata e ministrit se nuk i kujtohet sa ka qenë çmimi me të cilën e ka blerë banesën e tij në lagjen Marigona Hill, ka nxitur reagime në rrjete sociale

“Banesa më e vogël e mundshme aty është 90  e ca metra katror e cila është blerë pasi e kemi zgjidhur çështjen e trashëgimisë në familje dhe e cila trashëgimi ka mbetur banesa në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Motra ka dalë trashëgimtare e saj. E ka shit, e ka qit në emër të nënës dhe e kemi shfrytëzuar atë mundësi në momentin kur e ka pasur mundësi të merret aty banesa në emër të nanës dhe ka mbetur aty një pjesë e borxhit i cili ka vazhduar të paguhet me këste. Këtu përfshihen edhe paratë për të burgosurit politikë për babën, që i ka marrë familja, dhe përfshihen pastaj paratë të cilat janë marrë si i burgosur politik që më kanë takuar mua në bazë të ligjit. Këto i kemi përfshirë në këto prona, kaq”, tha Aliu.

“Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë”, shpjegoi ai.

“Banesa është në pronësi të familjes e cila kurdoherë do të bëhet subjekt i trashëgimisë ende e cila është marrë në kohën kur as lejet nuk janë marrë”, tha ai.

“Banesë në emrin tim personal nuk kam”, theksoi Aliu.

Lidhur me këto deklarime ka reaguar Nol Nushi nga PSD-ja, duke e krahasuar ministrin me Elon Musk.

You may also like