Degradim i “profesionalizmit” gazetaresk | Shqip

by admin
Spread the love
Mehmet Kalisi

Kandidimi im për anëtar të Bordit të RTK-së, dhe propozimi i emrit tim si i pari në listë për votim në Kuvendin e Kosovës ka trazuar shumë grupe të interesit, bashkëpunetorë të ngushtë të tyre formal dhe jo formal, dhe shumë medie në vend.
Më lejoni të ju tregoj se 904 pikë të vlerësuara nga anëtarët e komisionit ad hoc përzgjedhes duke më radhitur bindshëm si të parin, ishin si rezultat i integritetit dhe bagazhit tim intelektual, pervojës sime profesionale në mediet më të mëdha botërore, por mbi të gjitha edhe koncept dokumentit strategjik të prezentuar në letër, për vizionin tim se si duhet të duket RTK brenda mandatit tim.
Reagimet e shumë portaleve, në veçanti publikimet e vazhdueshme me qëllim për ta njollosur emrin tim, duke më etiketuar si perkrahës i Kryeministrit Albin Kurti, apo etiketime tjera tregon qartë se këta kanë një siklet të madh. Në këtë rast jam shumë kurioz të di relacionin Portale & Co vs RTK!?

Nga: Mehmet Kalisi

You may also like