“Dëgjoje një idiot si unë”, Nunez zbulon mesazhin e veçantë nga idhulli i tij

by admin
Spread the love

Liverpooli shpenzoi 80 milionë euro për kartonin e Darwin Nunez në merkaton e verës.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Champions League.

23-vjeçari po përshtatet gradualisht me ekipin e ri dhe stilin e futbollit ishullor, teksa ka marrë një këshillë nga Luis Suarez, shoku i tij në Kombëtare, një goleador që e di mirë se çfarë do të thotë të lush në “Anfield”.

Vetë Nunez, tregon mesazhin e marrë nga “El Pistolero” pas kartonit të kuq që mori ndaj Crystal Palace. “Nuk janë të shumtë ata që do kishin marrë mundimin të më dërgonin mesazh pas atij ndëshkimi.

Ishte një gjest vërtetë i rëndësishëm për mua. Luis është një pikë referimi, ai është idhulli im, ndërkohë që unë jam i ri. Ai di gjithçka, pasi ka luajtur më parë në Premier League me Liverpoolin.

Më tha se do të përballesha me provokime në çdo ndeshje dhe se duhet te jem i zoti për të mos rënë pre e tyre. Ai më shkroi:

Dëgjoje një idiot si unë’. E vlerësoj shumë afeksionin e shfaqur ndaj meje”, përfundoi Nunez./ Super Sport


Top Channel

You may also like