Defekte me listën e pagave në Klinë: Infermierët marrin rrogën sa të mjekëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Dy infermierë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë morën pagën sa të mjekut, pra u paguan me koeficient të mjekut të përgjithshëm.

Mirëpo, Besnik Rraci asistent i stomatologut në këtë institucion thotë se nuk u pagua për pozitën dhe punën që ka, por pagën e mori si ndihmës-infermier, diku 90 euro më pak.

Ndërkaq 20 infermierë dhe teknikë, ndonëse të diplomuar në nivelin bachelor rrogë nuk morën mbi bazë e këtij kualifikimi, njofton Shqip.

483 euro më pak morën edhe tre mjekë specialistë të kësaj QKMF-je. Rrogat ju ekzekutuan veç si mjekë të përgjithshëm.

Për të gjitha këto parregullsi Drejtoria e Shëndetësisë e Klinës formoi edhe një komision për evidentimin dhe rregullimin e të gjithë këtyre defekteve në listën e pagave, e cila më pastaj do të përcillet zyrtarisht tek ministritë e linjës.

Arsyet e këtyre e defekteve sipas DSHMS-së besojnë të jenë teknike dhe jo të qëllimshme, për shkak të kohës së shkurtër të implementimit të ligjit të pagave.

Teksa, në listën e pagave është parë që vetëm përvoja e punës është paguar dhe asnjë shtesë tjetër.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

You may also like