De Laurentiis komenton dorëheqjen e Sarrit: E bën vetëm një dështak!

by admin
Spread the love

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit nuk përdor diplomacinë në momentin që pyetet për dorëheqjen e beftë të Maurizio Sarrit nga stoli i Lazios.

De Laurentiis që ka bashkëpunuar më herët me Sarrin, theksoi se veprimi i trajnerit 65-vjeçar është i denjë për një dështak.

“Më befasoi shumë. Pas eksperiencave të para që të kualifikojnë si profesionist, duhet të marrësh përgjegjësitë e tua. Nëse pranon një rol, duhet të plotësosh angazhimin tënd, si shenjë respekti për klubin, lojtarët dhe tifozët.

humë e lehtë është të japësh dorëheqjen, kushdo që e bën është humbës, dështak. Nuk i di arsyet, por Lotito nuk më duket nga ata që nxitohen, është një njeri që ka cilësi dhe duhet gjetur një zgjidhje për t’u ndarë më pas vetëm në fundin e kampionatit”, u shpreh De Laurentiis./ Super Sport


Top Channel

You may also like