DAVOS – Lagarde: Sinjalet treguan një përmirësim të ekonomisë në eurozonë

by admin
Spread the love

LONDËR, 19 janar /ATSH/ – Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha sot në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos se banka ishte e vendosur për të ndjekur kursin e normave të larta të interesit për të ulur inflacionin, sipas “Financial Times”.

“Inflacioni, me të gjitha llogaritë, është shumë i lartë”, tha ajo.

“Ekziston vendosmëria në BQE për të rikthyer inflacionin në një kohë të përshtatshme dhe ne duhet të ndjekim kursin e normave të larta të interesit”, shtoi Lagarde.

Lagarde tha se tregu i punës mund të ushtrojë presion mbi çmimet.

“Tregu i punës në Evropë nuk ka qenë kurrë aq i gjallë sa është tani. Numri i papunësisë është në nivelin më të ulët të mundshëm, krahasuar me atë që kemi pasur në 20 vitet e fundit. Dhe shkalla e pjesëmarrjes, e cila gjithashtu ka rëndësi, është gjithashtu e nivelit më të lartë dhe kjo është pak a shumë homogjene në të gjithë eurozonën”, tha ajo.

Presidentja e BQE-së tha se ishte e kënaqur me sinjalet që tregonin një përmirësim të ekonomisë në eurozonë.

“Lajmet kanë qenë shumë më pozitive gjatë javëve të fundit. Nuk do të jetë një vit i shkëlqyer në 2023, por shumë më i mirë se sa e kishim parashikuar”, tha Lagarde. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like