DAVOS – Herzog: Ne luftojmë për lirinë e botës

by admin
Spread the love

DAVOS, 18 janar /ATSH-ANSA/- Duke parë nga e ardhmja, sigurisht që duhet të punojmë për të gjetur mënyra të reja për të pasur një dialog me fqinjët tanë, por pyetja themelore pas 7 tetorit është se çfarë garancie do të ketë për sigurinë e qytetarëve izraelitë, tha presidenti i Izraelit Isaac Herzog në forumin ekonomik botëror në Davos.

“Kur flasim për dy shtete, pyetja paraprake është se çfarë sigurie ofrohet për qytetarët izraelitë”, tha Herzog.

“Izraeli kërkon të jetojë në paqe dhe ka një dëshirë të fortë për bashkëjetesë si mes izraelitëve ashtu edhe palestinezëve, por terrorizmi duhet të eliminohet”, shtoi ai.

“E vërteta është se ne po bëjmë një luftë për lirinë e botës”, theksoi presidenti izraelit./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like