Dash Sula “bojkoton” emisionin 5 minuta para nisjes, Ylli Rakipi e telefonon LIVE nga studio: Është lodhur i shkreti në kafe

by admin
Spread the love

Deputeti Dashnor Sula, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, por ka vendosur të largohet 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë të emisionit, pasi është lodhur, duke pritur në kafe, mbarimin e pjesës së parë të emisionit për vdekjen e Lear Kurtit.

“Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë”, i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi.

Kujtojmë se Dash Sula është njëri nga deputetët e PD-së, që i shërbeu pushtetit, duke bashkuar votën me Edi Ramën, për amendimin e ligjit të dosjeve, i cili synon goditjen e Iir Metës.

You may also like