Darkë e pasur e migrantëve nga Langnau, ambient festiv dhe i hareshëm

by admin
Spread the love

Në mbrëmjen festive të fundvitit të Parlamentit komunal të Langnau i.E., të orgaanizuar nga Shoqata “Langnau Interkulturel”, është shtruar edhe një darkë me specialitete të pjesëmarrësve nga Kosova, Kina, Sri Lanka, Venecuela, Afganistani, Kurdistani (Turqia) dhe Somalia.

Mbrëmjen e së hënës mbretëronte një ambient festiv, pasi të gjithë pjesëmarrësit kishin përgatitur specialitete të vendeve të tyre të origjinës, ndërsa nuk mungoi edhe pitja shqiptare.

Të pranishmit, rreth 50 sosh, mbetën të kënaqur me ushqimet e kulturave të ndryshme, duke dërguar një mesazh të qartë se Komuna e Langnaus nuk njeh ndonjë kufi në mes të kombeve, religjioneve, apo pikëpamjeve politike.

Në këtë mënyrë, kjo komunë po bëhet shembull i shkëlqyeshëm se si duhet jetuar bashkërisht, duke i zhdukur të gjitha pragjykimet e panevojshme për një shoqëritë shëndoshë.

You may also like