​“Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, para udhëtimit drejt Bazelit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen kundër Kombëtares së Zvicrës.

Ndeshja kundër Zvicrës për “Dardanët” do të jetë e parafundit në kuadër të Grupit I për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Ndonëse me gjasa të vogla për kualifikim, matematikisht Dardanët ende janë në lojë për të siguruar një biletë për Evropianin që do të mbahet në Gjermani, pas barazimit të mbrëmshëm të Zvicrës me Izraelin, por për t’i arritur këtij qëllimi përveçse duhet fituar dy ndeshjet e fundit, duhet që Zvicra dhe Izraeli të mos fitojnë pikë ndaj Rumanisë.

Gjatë seancës së sotme stërvitore trajneri Primozh Gliha dhe ndihmësit e tij kanë punuar kryesisht në aspektin taktik, teksa motivi për duelin me Zvicrën është maksimal, duke ditur edhe mbështetjen e madhe që pritet ta kenë “Dardanët” nga bashkëatdhetarët tanë atje.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës niset drejt Bazelit nesër në mëngjes, derisa në orën 19:00 e zhvillon stërvitjen në stadiumin “St. Jakob-Park”.


Top Channel

You may also like