Dardan Molliqaj viziton Gjilanin, tregon programin bazë për një jetë të dinjitetshme

by admin
Spread the love

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vizituar Gjilanin për të bashkëbiseduar me gjilanasit rreth sigurisë në vendin e punës, shëndetësinë publike universale, arsim cilësor.

Tutje, ai tha se me programin bazë, synojnë transformimin
radikal të shoqërisë për një jetesë më të dinjitetshme, më të barabartë e më
solidare për çdo qytetar të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot ishim në Gjilan për të bashkëbiseduar me gjilanasit rreth
Bazës.

Siguri në vendin e punës, shëndetësi publike universale, arsim
cilësor universal e tatime të reja e më të përshkallëzuara; Kështu, me
programin Bazë, synojmë transformimin radikal të shoqërisë për një jetesë më të
dinjitetshme, më të barabartë e më solidare për çdo qytetar të Kosovës.

Nesër do të vizitojmë qytetin e Vitisë.

You may also like