Dancing With The Stars’ në shtëpinë e Big Brother, Kiara do të jetë moderatore e emisionit

by admin
Spread the love

Një tjetër program i Top Channel do të organizohet nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP. Bëhet fjalë për spektaklin e njohur të kërcimit, ‘Dancing Ëith The Stars’. Pas një njoftimi të dhënë nga Vëllai i Madh, djemtë kishin të drejtë të zgjidhnin në mënyrë rastësore emrin e partneres së tyre në kërcim.

Përveç Kiara Titos, e cila do të luajë rolin e moderatores së këtij emisioni. Sakaq, sipas asaj që shpjegohej në zarf, dhoma e dënimeve do të shërbejë si palestër kërcimi, ku banorët do të kenë mundësinë të shohin dhe mësojnë disa nga kërcimet më të bukura të sezonit të parë të Dancing Ëith the Stars.

Sakaq, të premten gjatë provës gjenerale ata do të vlerësohen edhe nga juria profesioniste, teksa përzgjedhurit do të performojnë live të shtunën gjatë spektaklit.

Siç bëhet me dije nga Vëllai i Madh, dy nga çiftet fituese do të kenë një avantazh në lojë. Çiftet janë: Krist-Eva, Armaldo-Nita, Shpati – Olta, Tani – Kejsi, Luiz – Dea Mishel. Me përjashtimin e Evës, Kristi ka mbetur i vetëm në garë.

You may also like