Dalin pamje nga dhuna mes policisë izraelite dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al-Aksa

by admin
Spread the love

Policia izraelite u përlesh me palestinezët brenda xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit në mëngjes herët ditën e sotme, vetëm disa ditë pasi një palestinez u vra jashtë vendit të shenjtë.

Të paktën shtatë u plagosën gjatë përleshjeve jashtë mureve të xhamisë dhe dy nga të plagosurit u transferuan në spital me lëndimet të mëdha nga sulmi.

Një videot e publikuara, shihen trazirat dhe dhuna brenda xhamisë.

Në një deklaratë, policia izraelite tha se forcat e saj hynë në xhami pasi disa të rinj që shkelnin ligjin dhe agjitatorë të maskuar sollën në xhami fishekzjarre, shkopinj dhe gurë. Kur policia hyri, u hodhën gurë mbi ta dhe u gjuajtën me fishekzjarre nga brenda xhamisë nga një grup i madh agjitatorësh.

Ndërsa dëshmitarët palestinezë thanë se forcat izraelite përdorën dhunë, granata trullosëse dhe gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëndime mbytëse te besimtarët dhe rrahje me shkopinj. Sipas tyre bastisjet vazhduan deri në mëngjes, kur forcat izraelite u panë edhe një herë duke sulmuar dhe dëbuar palestinezët nga kompleksi i xhamisë dhe duke i penguar ata të faleshin.

Tensioni ka qenë tashmë i lartë në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor prej muajsh. Ekziston frika e dhunës së mëtejshme ndërsa festat e rëndësishme fetare,  Ramazani dhe Pashkët hebraike janë pranë njëra-tjetrës.


Top Channel

You may also like