“CR7 hapi dyert e asaj bote”, Mou flet për të ardhmen: Ja kur rikthehem në stol

by admin
Spread the love

Jose Mourinho mbetet i lirë, i papunë që nga koha kur u largua nga Roma, por “Speciali” është gati të rikthehet në aksion në çdo moment. Ofertat nuk mungojnë, në fakt nuk kanë munguar kurrë, por në këtë pikë të sezonit është e vështirë ta shohim në stol. Shpesh është folur për një kalim të tij në Arabinë Saudite, për të ndjekur Ronaldo-n dhe një pjesë të mirë të yjeve që kanë zgjedhur Azinë.

Pikërisht për këtë temë, Mou foli në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano:“Cristiano Ronaldo hapi dyert e asaj porte, në terma futbollistik. Kur më erdhi oferta, e cila ishte shumë e rëndësishme në terma ekonomik, e refuzova, pasi ishte më i rëndësishëm futbolli evropian dhe Roma. Në të ardhmen, kurrë mos thuaj kurrë, por në këto momente nuk do të firmos për askënd, është koha për të marrë vendimin më të mirë”, u shpreh Mourinho duke shtuar:

“Dua të rifilloj. Shpesh, kur mbyll një aventurë të duhet kohë për të menduar, por këtë herë ishte ndryshe. Një ditë pasi u largova nga Roma isha gati të rikthehesha. Ndihem shumë mirë, jam gati, por duhet të jem i duruar pasi jemi në mars, është e vështirë që tani të ndodhë diçka e rëndësishme, pra objektivi im është ta rifilloj në verë”, u shpreh Mourinho në intervistën e tij për Fabrizio Romano.

“Cristiano Ronaldo hapi dyert e asaj porte, në terma futbollistik. Kur më erdhi oferta, e cila ishte shumë e rëndësishme në terma ekonomik, e refuzova, pasi ishte më i rëndësishëm futbolli evropian dhe Roma

. Në të ardhmen, kurrë mos thuaj kurrë, por në këto momente nuk do të firmos për askënd, është koha për të marrë vendimin më të mirë”, u shpreh Mourinho duke shtuar:

You may also like