COVID-19 – OBSH: Të paktën 10 000 vdekje u regjistruan vetëm në muajin dhjetor

by admin
Spread the love

GJENEVË, 12 janar /ATSH-DPA/ – Të paktën  10 000 vdekje për shkak të Covid-19 janë regjistruar në muajin dhjetor, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.

“Megjithëse Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor, e nxitur nga grumbullimet gjatë periudhës së festave dhe nga varianti JN.1. i cili tani është varianti më i shpeshtë i raportuar globalisht”, shtoi ai.

“Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të marrim masa paraprake kundër Covid-19. Edhe pse 10 000 vdekje në muaj është shumë më e ulët se kulmi i pandemisë, ky nivel i vdekjeve të parandalueshme nuk është i pranueshëm”, përfundoi ai, duke u bërë thirrje vendeve “të ruajnë mbikëqyrjen dhe sigurimin e aksesit në teste, trajtime dhe vaksina”.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like