COVID-19 – OBSH: “Moderna” do të prodhojë vaksina mRNA në Kenia

by admin
Spread the love



NAIROBI, 7 mars /ATSH-DPA/- Kompania farmaceutike amerikane “Moderna” ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë keniane për të prodhuar vaksinat e saj mRNA në vend, njoftoi sot kompania.

“Moderna” zbuloi planet për të investuar deri në 500 milionë dollarë në Kenia, në mënyrë që rreth 500 milionë doza vaksinash të mund të prodhohen çdo vit për kontinentin afrikan.

“Afrika importon shumicën e vaksinave të saj. Në muajt e ardhshëm një qendër për prodhimin e vaksinave mRNA është planifikuar të ngrihet në Afrikën e Jugut me ndihmën e një konsorciumi”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kompania gjermane “BioNTech” gjithashtu ka bërë plane për ngritjen e objekteve të prodhimit në Afrikë. Kontejnerët e lëvizshëm në të cilët mund të prodhohen vaksinat janë planifikuar të dërgohen në Ruandë, Senegal dhe ndoshta në Afrikën e Jugut në gjysmën e dytë të vitit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 40 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërLady Gaga nis turneun botëror “Chromatica Ball”


You may also like