Courtois: Mund të përmbysim PSG-në, në “Bernabeu” ka ndodhur edhe më parë

by admin
Spread the love

Në episodin e dytë të “podcastit” të tij, Thibaut Courtois ka folur për momentin e Realit të Madridit dhe në veçanti për dëshirën e madhe për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së vajtjes përballë PSG-së:

“Ky muaj ka patur shumë ulje-ngritje. Eliminimi nga Kupa e Mbretit ishte i papritur, ndeshja në Paris nuk shkoi mirë, por gjithçka është akoma e hapur dhe shpresojmë që të përmbysim rezultatin. Ka ndodhur edhe më parë në Bernabeu.

Duhet të vazhdojmë ecurinë e mirë në kampionat dhe ta fitojmë, mungojnë edhe pak ndeshje dhe të gjithë duan që të mundin Realin e Madridit. Kemi humbur ndonjë pikë gjatë rrugës, por duam që të fitojmë”.

Portieri belg ka folur edhe për penalltinë që i priti Messit: “Sigurisht që ishte një moment i veçantë, por nëse nuk kualifikohemi nuk vlen fare. Duhet të përsëris të njëjtën paraqitje, që ajo pritje të marr kuptim”, ka përfunduar Courtois. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F Twitter

You may also like