Coupe de France/ PSG shumë e fortë për Rennes, Mbappe sfidon Lyon në “klasiken” franceze

by admin
Spread the love

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. “Gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain arritën një fitore minimle, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në qendër të kryeqytetit, në “Parc des Princes” mundën me rezultatin, 1 me 0, skuadrën e Rennes, duke siguruar kështu një “biletë” për në finalen e madhe, të Coupe de France.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 40’-të dhe autori nuk mund të mos ishte “ylli” i skuadrës, Kylian Mbappe, që rikuperoi penalltinë e humbur, vetëm 3 minuta para sigurimit të rrjetës, për t’i dhënë kështu, një tjetër mundësi për trofe skuadrës së tij, pas sigurimit të titullit kampion, të Superkupës së Francës, ndaj Toulouse.

Kështu, falë kësaj fitoreje, siç theksuam edhe më lart, “Kuqeblutë” siguruan një tjetër finale në Kupën e Francës, teksa kësaj radhe si kundërshtarë do të kenë skuadrën e Lyon, në një “klasike” të vërtetë franceze, me dy skuadrat, që do të përballen mbrëmjen e 25 majit, në orën 21, në sy të 50 mijë të pranishmëve, të “Stade Pierre-Mauroy”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

You may also like