COP28 – I dërguari i SHBA-së: Koha vendimtare për të shpëtuar klimën

by admin
Spread the love

DUBAI, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kjo eshtë koha vendimtare për të shpëtuar klimën, tha sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Kerry në bisedimet e COP28, ndërsa kërkoi veprim të shpejtë dhe vendimtar për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Ndërsa Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike përfundon javën e saj të parë në Dubai, liderët botërorë janë larguar, dhe delegatët e mbetur pas po përpiqen të përmbledhin qëndrimet e përbashkëta, veçanërisht për të ardhmen e lëndëve djegëse fosile.

Kerry, një ish-sekretar shteti që shërben si zëdhënësi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden për klimën, ishte në mesin e zyrtarëve të lartë që kërkonin veprim të guximshëm ndërsa negociatorët luftojnë për detajet e politikës dhe hartojnë një rezolutë të përbashkët që do të publokohet në përfundim të konferencës.

“Arktiku është në një shkallë të çmendur shkrirjeje, dhe ju i keni parë zjarret në Greqi, Australi, Rusi dhe në mbarë botën. Çfarë ju nevojitet?”, u tha Kerry gazetarëve.

Kerry kërkonte heqjen e qymyrit dhe naftës dhe gazit natyror.

Rreth 100 vende e mbështetën këtë qëndrim në konferencë. Arabia Saudite dhe India shihen si lojtarët më të mëdhenj që kundërshtojnë përkushtimin për një heqje të tillë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like