Conference League/ Vllaznia mirëpret sonte kundërshtarin në “Loro Boriçi”, ja si do të vijojë qarkullimi (Detajet)

by admin
Spread the love

Sonte në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit midis Vllaznisë dhe Universitatea Craiova (Rumani).

Në lidhje me këtë ndeshje të vlefshme për UEFA Conference League do të jenë mbi 10 mijë tifozë dhe janë hartuar disa masa nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Në lidhje me këtë situatë do të kufizohet lëvizja e automjeteve dhe parkimi i tyre qarkullimin si më poshtë:

1. Pritjen dhe eskortimin e delegacionit të ekipit mik, Personaliteteve të Larta Shtetërore, përfaqësuesve të UEFA-s dhe gjyqtarëve të ndeshjes;

2.Pastrimin e perimetrit rreth stadiumit dhe moslejimin e parkimit të mjeteve duke filluar nga ora 19:00;

3.Kontrolle të rrepta të tifozerive për mjete të palejuara, mjete piroteknike, pije, parrulla të papërshtatshme etj;

4.Mbajtjen nën mbikqyrje të tifozëve problematikë, të atyre që konsumojnë lëndë narkotike ose atyre që mund të tregtojnë ose të disponojnë bileta të fallsifikuara;

5. Patrullime dhe mbajtje në mbikqyrje të akseve rrugore, rrugëkalimeve, shesheve në qytet, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

6.Bashkëpunimin me SHPSF-në dhe institucione të tjera që kanë detyrime në këtë aktivitet, me qëllim eliminimin e çdo problematike të konstatuar;

7.Mbyllja e disa akseve rrugore të cilat nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët për lëvizjen me automjete, duke filluar nga ora 17:30.

Konkretisht segmentet rrugore që do të mbyllen janë:

a) Rruga “Muhamet Dibra” që lidh stadiumin “Loro Boriçi” me unazën perëndimore;

b)Një pjesë e bulevardit “Bujar Bishanaku”, konkretisht nga kryqëzimi i këtij bulevardi me rrugën “Dr. Abdulla Mehmeti” dhe Rrugën Brojej deri në kryqëzimin e bulevardit me rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Evija Çelebiu” ose siç njihet ndryshe Kryqëzimi i Fishtave.


Top Channel

You may also like