Colella: Luajtëm dobët, fjalët janë të tepërta! Egnatia skuadër e mirë, por ne i bëmë të dukeshin fenomenë

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas humbjes 3-0 përballë Egnatias.

“Ndeshja më e dobët nën drejtimin tuaj? Sipas meje na bën mirë kjo humbje, sepse shumë komplimente dhe përgëzime do të na zbresin me këmbë në tokë. Edhe për trajnerin, sepse sot unë nuk kam qenë aspak i zoti. Sot luajtëm me të vërtetë shumë dobët dhe më duhet të pranoj që përgjegjësia kryesore është e imja.

Ndikuan zëvendësimet e detyruara?  Egnatia është një skuadër shumë e mirë, por nuk mund të komentohet ndeshja jonë. Ata janë një skuadër e mirë, por ne i bëmë të dukeshin si fenomenë.

Dëmtimet nuk ndikuan. Ne nuk e bëmë lojën tonë. Kur luan një ndeshje të tillë është më mirë të mos flasësh dhe të ikësh në shtëpi, por unë jam i detyruar që të flas për mediat. Komplimente Egnatias, që zhvilloi një ndeshje të mirë dhe meritoi fitoren”, ka thënë trajneri Colella. / Oversport.tv

You may also like