Cilat janë shënjestra të Rusisë në rajon – Shqip

by admin
Spread the love

“Mali i Zi është një anëtar i NATO-s dhe nuk do të ndryshojë politikën e tij të jashtme as për një milimetër, veçanërisht jo në situata krize, dhe kriza e fundit rreth Ukrainës është një mundësi për anëtarësim më të shpejtë në BE,” tha Dritan Abazovic, i cili priti u mandatua nga presidenti malazez Gjukanoviç si kryeministër i ri që duhet të formojë qeverinë e re malazeze.

Ai theksoi se në kontekstin e ngjarjeve aktuale në Ukrainë, është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë një qeveri pasi qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç humbi besimin e deputetëve të parlamentit malazez në fillim të shkurtit.

Në një situatë konflikti të madh siç janë ato të mëdhatë tani, “shtetet e mëdha kanë mundësinë të ndezin zjarre të vogla në vende të tjera”, thekson Abazovic.

“Unë nuk them se ky është një kërcënim për Malin e Zi, por nëse ka vende që janë objektiva, atëherë janë vetëm tre vende – Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut,” paralajmëroi Abazovic.

Abazovic thekson se në nivel global, vendi mund ta përdorë këtë situatë për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. /tesheshi.com/

 

You may also like