Çifti Zelensky në kopertinën e ‘Vogue America’/ Polemikat: Lufta nuk është instagram. Ka njerëz që vuajnë!

by admin
Spread the love

Ka shkaktuar polemika, kopertina e revistës së njohur Vogue America, në numrin e të së cilës, shfaqet presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena.

Në rrjetet sociale qytetarë të indinjuar komentuan negativisht kopertinën e revistës më të rëndësishme të modës në botë, Vogue America, kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska, në titullin “Portreti i guximit, Zonja e parë e Ukrainës”

“Lufta nuk është Instragram”; “Ka njerëz që vuajnë”, thuhet ndër komente.

Pas publikimit të artikullit, ekspertët konservatorë dhe politikanët morën setin fotografik si provë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kishin dërguar 40 miliardë dollarë ndihma në Ukrainë për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë.

Kongresmenia republikane Lauren Boebert postoi një imazh të Zelenskyt dhe Zelenskas së bashku duke thënë: “Ndërsa ne i dërgojmë Ukrainës 60 miliardë dollarë ndihmë, Zelensky po bën foto për revistën Vogue. Këta njerëz mendojnë se ne nuk jemi gjë tjetër veçse një tufë pinjollësh’.

Mes komenteve është edhe ai i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter: “Zelensky ka bërë një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një fotosesion i modës i kohës së luftës: ide e keqe”.

Në disa foto, Zelensky dhe gruaja e tij shfaqen së bashku brenda kompleksit të tyre në Pallatin Mariinsky në periferi të Kievit.

Artikulli është shkruar nga gazetarja, Rachel Donadio. Në Twitter, Donadio iu referua pjesës si: “Një nga detyrat më prekëse dhe më të paharrueshme të karrierës sime”.

Në një foto, Zelenska është fotografuar pranë mbetjeve të rrëzuara të avionit më të madh në botë, Antonov AN-225.

Zelenska i tha Vogue se “këta kanë qenë muajt më të tmerrshëm të jetës sime dhe të çdo ukrainasi”. Ajo vazhdoi: “Sinqerisht, nuk mendoj se askush është në dijeni se si ia kemi dalë emocionalisht. Mezi presim fitoren. Nuk kemi dyshim se do të fitojmë. Dhe kjo është ajo që na mban përpara.’

Ndërsa një ukrainas shkroi nën një foto të çiftit në Instagramin zyrtar të Vogue: ‘Faleminderit Vogue për ndërgjegjësimin për Ukrainën nga zërat e ukrainasve aktualë’.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 12,000 njerëz janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Miliona të tjerë kanë lënë vendin.


Top Channel

You may also like