Chollet takohet me Lajçakun, flasin për shtensionimin e situatës në Kosovë

by admin
Spread the love

Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.

Chollet tha se në takimin me Lajçakun kanë biseduar për deeskalimin e situatë në Kosovë dhe rrugën e Ballkanit drejt BE-së.

“Takim i mrië me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga Vatikani do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e nivelit të lartë, por një takim të mundshëm e ka mohuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like