Çfarë i ndodhi Dua Lipës? Këngëtarja tregon gjunjtë e mavijosur – Shqip

by admin
Spread the love

23:47 | 19 Shkurt 2022

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj “Future Nostalgia” të nisur këtë muaj.

Ajo ka mbajtur koncerte në disa shtete të ndryshme, teksa ndalesat e radhës për të janë Bostoni dhe Filadelfia.

Artistja 26-vjeçare, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram, ka ndarë së fundmi me fansat e saj disa fotografi nga një prej ditëve të saj në Boston.

Ajo është dukur mjaft bukur e veshur me një fund të zi dhe një xhup të hirtë, teksa mbante një shall të kaltër rreth qafës dhe kokës.

Ndërkohë përveç shallit të lidhur në formë shamie, Lipa mbante në kokën e saj edhe një kapele.

E çuditshmja është se në një prej fotografive ajo tregoi këmbët e saj, ku mund të shiheshin gjunjët e gjymtuar, të cilët ajo po i mirëmbante me një ilaç që kishte aty pranë.

Fansa të shumtë kanë komentuar mbi këtë fotografi, duke pyetur të habitur se çfarë ka ndodhur me gjunjët e saj, derisa disa prej tyre e kanë kuptuar që kjo lidhet me provat rraskapitëse për performancat e saj të vallëzimit në koncertet e turneut.

Dua Lipa përndryshe është duke realizuar këtë turne për të promovuar albumin me të njëjtin titull “Future Nostalgia”, i cili u publikua në vitin 2020.

Sigurisht që edhe turneu ishte planifikuar të organizohej para dy viteve për të promovuar albumin, por që ai u shty dy herë për shkak të pandemisë globale COVID-19.

You may also like