Çfarë do të ndodhë mëngjesin e 12 dhjetorit? Sali Berisha zbulon planin e tij dhe paralajmëron ‘tërmet’ në selinë blu

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detajet nga zhvillimet që pritet të ndodhin në kuadër të Kuvendit që ai ka thirrur në 11 dhjetor.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë do të ndodhë pas kuvendit, Berisha foli për një PD të rithemeluar, ndërsa foli për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do të drejtojë partinë deri në rithemelimin e saj, ndërsa çdo vendim i kohëve të fundit i marr nga Basha do anulohet

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Mëngjesin e 12 Dhjetorit çfarë do ndodhë nëse keni shumicën?

Berisha: PD do të jetë një parti e rithemeluar.

Fevziu: Ku? Në rrugë, në zyra me qera?

Berisha: Selia është e PD nuk është pronë e Bashës është pronë e PD.

Fevziu: Rrezikon PD të zvarritet në gjykatë me muaj?

Berisha: Ai mund të bëjë ç’të dojë, por selia është e PD. Në 11 Dhjetor do anulohet çdo vendim i tij i kohëve të fundit, do krijojë një komision të përkohshëm që do të vazhdojë punën deri në rithemelimin e PD.

Fevziu: Në 18 Dhjetor do shkoni në kuvend nëse jeni mazhorancë?

Berisha: A mund të më thoni çfarë është ai kuvend? Kryesia aktuale e PD, 21 anëtarë të saj janë jolegjitim. Nuk janë votuar me dy kandidatura siç parashikon statuti.

You may also like