Çfarë bën Basha kur i kërkoni dorëheqjen? E zbulon Grida Duma

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për situatën në PD dhe faktin që Lulzim Basha refuzon të japë dorëheqjen edhe pse i kanë dalë të gjithë kundër.

Duma tha se Basha “i ka djegur të gjithë etapat” dhe duhet të largohet nga drejtimi i PD. E pyetur se përse nuk largohet edhe pse i ka të gjithë kundër, ajo tha se duhet një analizë psikologjike për këtë rast.

Grida Duma: Nuk është situatë e lehtë, por është situatë që kërkon zgjidhjen. I ka djegur të gjithë etapat Lulzim Basha për të sugjeruar çdo gjë qe ka të bëjë me kreun e PD. Nuk mund të kryesojë më PD-në, sepse PD në 6 mars, na përket të gjithëve të mbajmë përgjegjësinë dhe të bëjmë ringritjen e partisë. Kam marrje fryme për një rezultat që nuk duhej kurrësesi të shkonte në këto minimum. Mbështetja ime e pakushtëzuar për Bashën kishte marrë fund. Pas një shansi pas 9 shtatorit, nuk mund të tolerohej më.

Ylli Rakipi: Çfarë ju thotë Basha në mbledhje kur ju i kërkoni dorëheqjen?

Grida Duma: Ndoshta duhet analizë psikologjike profesionale. Nuk ka mundësi që njeriu normal, kur dëgjon që shumicë nuk dëshiron që ai të vijojë, ai të kapet pas fijes së barit.

Në këto mbledhje edhe janë shtrembëruar fjalët. Por, është një tentativë për të zvarritur zgjidhjen që është vetëm një. Cfarë thotë? Ai merr shënim. Kur të gjithë i kërkojnë dorëheqjen, ai merr shënim dhe thotë, filani më thotë jep dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Në fund të shënimet nuk ka konkluzion?

Grida Duma: Në fund të shënimeve ajo që ne vëmë re, është se përsëritet i njëjti tekst që është thënë në fillim të mbledhjes. Nëse do të kishte reflektim nga ana e tij më parë dhe po ta kishte aftësinë për reflektim, ndoshta nuk do të ishim këtu.

You may also like