Capello: Italia duhet të ndjekë modelin gjerman, ka problem mentaliteti

by admin
Spread the love

Fabio Capello, ish-trajneri historik i Italisë, komentoi për Sky Sport humbjen e hidhur ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë janë bashkëfajtorë. Njësoj si arbitrat që fishkëllenin për gjithçka, nuk jemi mësuar me përplasje dhe forcë fizike. Mendoj se duhet ta nisim edhe njëherë nga fillimi nëse duam të bëjmë diçka më tepër.

Sa kohë duhet për t’u rikthyer? Ne kemi që tani trajnerë që janë duke ndryshuar filozofinë. Po flas edhe për trajnerin e Genoas. Për karakteristikat që kemi ne, modeli që duhet të kopjojmë është ai gjerman.

Si shembull ne të luajmë me topa vertikal dhe në thellësi. Ne nuk kemi lojtarë që e hapin lojën si duhet, e megjithatë imitojmë Guardiolën e 15 viteve më parë. Luajmë gjithmonë me topin pas dhe me portierin, të gjithë pasimet shkojnë në krah dhe asnjë në vertikale. Kemi shumë pak forcë fizike.

Duhet të ndjekim modelin e lojës së Klopp, një futboll të tipit gjerman, sepse për të ndjekur modelin spanjoll nuk ka mjaftueshëm teknike. I vetmi ekip që e ka arritur këtë në Itali është Atalanta. Në Europë nevojitet të luhet me një metodë të caktuar dhe një rritëm të lartë.

Pastaj mund të flasim për sektorin e të rinjve dhe lojtarët e huaj, por është një problem mentaliteti. Nëse sulmues që luajnë me topa vertikal si Osimhen, Lukaku apo Abraham, që në kampionatet e tyre janë lojtarë normali, në Serie A kthehen në fenomenë. Kështu, ne duhet t’i bëjmë pyetje vetes dhe të kërkojmë zgjidhje”. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like