Calhanoglu: Tifozët e Milanit do e kuptojnë se Inter është zgjedhja e duhur

by admin
Spread the love

Hakan Calhanoglu dhe zgjedhja e tij për t’u transferuar nga Milani te Inter, vijon ende të bëjë zhurmë.

Turku Turku Turku është vendosur shpeshherë në lojë nga tifozeria kuqezi për zgjedhjen e bërë teksa me zikaltërit ende nuk e ka fituar titullin kampion.

Megjithatë, në një intervistë të fundit për Sportmediaset, mesfushori shprehet se koha do t’i japë të drejtë për transferimin te Inter. Sa i takon garës së titullit me Juventusin, Calhanoglu thekson se nuk i sheh fare ndeshjet e bardhezinjve pasi mendon vetëm për skuadrën e tij.

“Të gjithë mendojnë se largova nga Milan për arsye ekonomike, por e vërteta është se paratë nuk janë gjithmonë të rëndësishme.

Për mua është thelbësore që në një skuadër të ndjehem i rëndësishëm dhe Inter ma fal këtë ndjesi.

Tifozët e Milan më ironizojnë për titullin e humbur me Inter? I them të kenë durim, koha do të më japë të drejtë. I uroj atyre më të mirën.

Dueli me Juventusin? Unë dua të fitoj diçka të rëndësishme me Inter. Nëse më pyesin titullin apo një tjetër finale të Champions League, unë zgjedh alternativën e parë. Nuk i shoh kundërshtarët tanë në kampionat, te Juventus thonë që luajnë për vendin e katërt. Mua nuk më intereson, nuk i dëgjoj deklaratat e tyre, shoh vetëm skuadrën time”, u shpreh Calhanoglu.

Në fund turku vërteton edhe dashurinë për Inter teksa zbulon se në verë refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar me zikaltërit.

“Vendosa të mos largohesha dhe të refuzoja ofertën nga Arabia Saudite, e dua shumë Interin.

Kur më mbërriti oferta nga Arabia, ia bëra të qartë klubit se nuk doja të largohesha dhe iu thashë të vendosnin vetë. Unë e kisha marrë vendimin dhe jam i lumtur që luaj me Interin”, u shpreh Calhanoglu.

You may also like