Bytyqi: Në pakon e re të masave antikrizë do të përfshihen edhe pensionistët

by admin
Spread the love

Pensionistët do të përfshihen në pakon e re të masave kundër krizës, ashtu siç u përfshinë vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti përmes pakos së energjisë që iu ofrua.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë paraqitjes së tij në “Vetëm intervistë”, që transmetohet në televizionin Kanal 5.

Zëvendëskryeministri Bytyqi krahas njoftimit për pakon e masave kundër krizës që do t’u ofrohet pensionistëve, iu referua edhe caktimi të pensionit minimal, i cili duhet të përcaktohet me ligj, sepse Qeveria kërkon zgjidhje sistematike të problemeve.

“Ne kemi një ligj me të cilin rregullojmë pensionet dy herë në vit, me një metodologji të caktuar që është e përshtatshme dhe jep rezultate. Gjithashtu, me miratimin e ligjit të ri për pensionin minimal do të përmbyllim të gjithë procesin e reformës dhe do të lëmë anash problemin e pensionistëve. Me këtë Qeveria e ardhshme nuk do të merret me këtë problem”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi, ndërsa shtoi se ka gjëra më të bukura për njerëzit në moshën e duhur, për të cilat do të duhet të flitet, siç është kujdesi për ata ose përkujdesja në shtëpi.

MARKETING



You may also like