Bylykbashi sqaron pse Alibeaj nuk mund të cilësohet si kryetar i komanduar

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin ‘Log’ ka folur për situatën në selinë blu. Bylykbashi ka sqaruar se përse Enkelejd Alibeaj nuk mund të cilësohet si kryetar i komanduar.

Ai tha se me vendim gjykate njihet vetëm Komisioni i Rithemelimit, çka bën që asnjë nga organet e tjera të zgjedhura nuk vlen.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Përse unë duhet ta thërras Alibejan vetëm kryetar grupi dhe jo kryetar i komanduar i PD, për sa kohë nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës?

Bylykbashi: Më “11 Dhjetor” ka ndodhur Kuvendi i PD. Ka shkarkuar Lulzim Bashën, ka konstatuar nualitetin e përzgjedhjes së kryesisë së PD për arsye se shumica e kryesisë ishte zgjedhur në kundërshti me statutin. Janë pezulluar vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar. I vetmi organ legjitim është Komisioni i Rithemelimit. E drejta e ankimit i lind vetëm kërkuesit.

Xhafo: Ju thatë vendimi është publik ja keni dërguar institucioneve?

Bylykbashi: Ne po presim vërtetimin e gjykatës.

Xhafo: Në një mesazh në ëhatsapp thuhej se zotit Alibeaj duhet t’i drejtohesh vetëm si kryetar grupi.

Bylykbashi: Sepse është kryetar i grupit për sa kohë ishte zgjedhur nga grupi

Xhafo: As Gaz Bardhi nuk është Sekretar?

Bylykbashi: Partia nuk ka as Sekretar të Përgjithshëm e as nënkryetarë, nuk i ka që nga gushti. Kundër këtij vendimi ankohet vetëm ai që ka bërë ankesë, sepse nuk i regjistrohet statuti. Në regjistrin e Tiranës është i depozituar statuti, logo e re, vula e re, flamuri i ri dhe organi i shkarkuar. Organi që njeh Gjykata është Komisioni i Rithemelimit.

You may also like