Bursa historike e Kopenhagës përfshihet nga flakët: 400 vjet trashëgimi kulturore daneze në zjarr

by admin
Spread the love

Ndërtesa e vjetër historike e bursës së Danimarkës në qendër të Kopenhagës është përfshirë nga zjarri. Ekipet e emergjencës kanë nxituar për të shuar flakët që fillimisht ka përfshinë majën e ndërtesës.

Të gjithë brenda ndërtesës mundën të largoheshin, por shumë njerëz nxituan të shpëtonin disa nga pikturat historike të ndërtesës së shekullit të 17-të.

Ministri danez i Kulturës Jakon Engel-Schmidt tha se ishte “prekëse” të shohësh kalimtarët të ndihmojnë shërbimet e urgjencës “për të shpëtuar thesaret e artit dhe pikturat ikonike nga ndërtesa që digjet”.

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë”, shkroi Ministri i Kulturës në rrjetet sociale.

Shkaku i zjarrit në Kopenhagë është gjithashtu për momentin i panjohur ndërsa pjesa më e madhe e ndërtesës mendohet se është dëmtuar rëndë nga flakët. Bursa e vjetër po rinovohej dhe ishte e mbuluar me skela dhe mbulesa plastike mbrojtëse. Aktualisht ndërtesa e stilit holandez të Rilindjes nuk strehon më bursën daneze, por shërben si seli e Dhomës Daneze të Tregtisë.

Ky objekt u porosit të ndërtohej nga mbreti i Danimarkës Christian IV me qëllimin për ta kthyer Kopenhagën në një qendër të madhe tregtare.

Ndërtesa, e vendosur pranë Pallatit Christiansborg, ku parlamenti mban seancat e tij, është një atraksion i njohur turistik. Kulla e saj dalluese, në formë si bishtat e katër dragonjve të ndërthurur së bashku, kishte një lartësi prej 56 metrash.

The post Bursa historike e Kopenhagës përfshihet nga flakët: 400 vjet trashëgimi kulturore daneze në zjarr appeared first on American Eye.

You may also like