Bundesliga gjermane/ Dortmundi barazon edhe në kampionat, Darmshtadi i Gjasulës mundet në shtëpi

by admin
Spread the love

Java e 15-të e Bundesligës gjermane ka nisur me ndeshje interesante. Borusia e Dortmundit, barazimin në Champions me PSG, e ka përsëritur sot në kampionat, ku ka barazuar në shifrat 1-1 në transfertë ndaj Augsburgut.

Bokum ka shkatërruar në shifrat 3-0 Union Berlinin, një skuadër e transformuar për keq nga sezoni i shkuar. Darmshtadi i Klaus Gjasulës është mundur në shtëpi në shifrat 1-0 nga Volfsburgu. Mesfushori i Kombëtares ka qenë titullar në këtë takim, ku është ndëshkuar me karton të verdhë.

Heidenheim i ka dhënë leksion Mainzit, që u mund në shtëpi në shifrat 1-0. Në orën 18:30 luhet ndeshja e fundit për sonte në Bundesligë, ku Lajpcig pret Hofenheim. Kryendeshja e kësaj jave në Bundesligë, ajo mes Bajernit dhe Shtutgardit do të luhet nesër në orën 19:30. Ndërsa Leverkuseni nesër në orën 17:30 pret Eintrahtin e Frankfurtit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like