BULLGARI – Policia arreston 10 kontrabandistë të dyshuar të qenieve njerëzore

by admin
Spread the love

SOFJE, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Dhjetë trafikantë të dyshuar dhe drejtuesi i tyre u arrestuan, pas një operacioni policor në rajonin juglindor të Burgasit, deklaroi ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stojanov.

”Banda dyshohet se kontrabandonte emigrantë në Bullgari dhe më pas i nxirrte jashtë vendit. Arrestime të mëtejshme të trafikantëve të qenieve njerëzore ka të ngjarë të ndodhin”, tha Stojanov.

”Banda ka bashkëpunuar me homologët e saj në Turqi për të ndihmuar të paktën 30 grupe emigrantësh të parregullt, kryesisht nga Siria dhe Afganistani, të kalojnë tranzit përmes Bullgarisë në perëndim që nga fillimi i vitit 2023”, deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë Kufitare Bullgare, Stoyan Mandadzhiev.

Sipas policisë kufitare bullgare, emigrantët paguanin më shumë se 5 000 euro (5 400 dollarë) për transportin në vendet e Evropës Perëndimore.

Kontrabanda e njerëzve përtej kufirit kushton nga 1 000 deri në 3 000 euro.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 18 500 migrantë të parregullt u ndaluan në kufijtë e Bullgarisë dhe në brendësi të vitit të kaluar, 10,7% më shumë se në 2022./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like