BRUKSEL – Von der Leyen & Meloni: Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe popullin çek

by admin
Spread the love

PRAGE, 21 dhjetor /ATSH- ANSA/ – Sipas informacioneve nga policia e Pragës, vrasësi që vrau dhjetë persona dhe plagosi tridhjetë të tjerë në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles sot në orët e vona të pasdites është studenti 24-vjeçar, David Kozak.

Më pas sulmuesi është “eliminuar”. Ndërkohë numri i të vdekurve është rritur në 15

”Numri i të shtënave në Fakultetin e Arteve të Universitetit Calro të Pragës është 10 të vdekur dhe 30 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Emergjencave, Jana Postova.

“E tronditur nga dhuna e pakuptimtë në Pragë. Jam e tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që shkaktuan disa viktima sot në Pragë. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë popullin çek. Ne jemi pranë jush”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

Kryeministrja Giorgia Meloni i dërgoi një mesazh kryeministrit të Republikës Çeke, Petr Fiala, ku shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të të shtënave në Pragë, afërsinë e saj me të plagosurit dhe për të gjithë popullsinë e Republikës Çeke.

Kryeministrja përsërit dënimin më të ashpër të të gjitha formave të dhunës, fanatizmit dhe terrorizmit, duke theksuar se ”Evropa ka për detyrë të reagojë dhe të forcojë çdo mjet të dobishëm për të garantuar sigurinë maksimale të qytetarëve”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like