BRUKSEL – Von der Leyen dënon rritjen e antisemitizmit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënoi rritjen masive të antisemitizmit në të gjithë Evropën, pas sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, më 7 tetor.

“Hebrenjtë evropianë po jetojnë përsërime frikë”, tha Von der Leyen përpara Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe 79-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit.

Viktimat e diktaturës naziste për dekada janë përkujtuar më 27 janar, ditën e vitit 1945 kur kampi gjerman i përqendrimit në Poloninë e pushtuar u çlirua nga forcat sovjetike.

Von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Evropian të “kujtojë 6 milionë gra, burra dhe fëmijë hebrenj dhe të gjitha viktimat e tjera, mes tyre qindra mijëra romë, të vrarë gjatë Holokaustit”.

Presidentja e komisionit tha se kujtimi i Holokaustit ka “marrë një kuptim të ri” pas sulmeve terroriste nga grupi militant palestinez Hamas.

“Hebrenjtë ngacmohen dhe sulmohen në rrugë, në shkolla dhe universitete. Sinagogat janë vandalizuar. Varrezat hebreje janë përdhosur”, tha ajo.

“Shumimi i paprecedentë i akteve antisemitike që kemi parë në të gjithë Evropën na kujton kohën më të errët të historisë sonë. Ajo që është ndryshe tani, megjithatë, është se ne të gjithë qëndrojmë me komunitetet hebreje”, tha gjermania.

“Nuk ka vend për urrejtje antisemite, veçanërisht këtu në Evropë. Dhe nuk ka asnjë justifikim për antisemitizmin”, shtoi ajo.

”Që nga sulmet e 7 tetorit, ka pasur mbi 1 200 vepra antisemite në Gjermani”, u tha gazetarëve kohët e fundit kreu i shërbimeve të brendshme sekrete gjermane, Thomas Haldenwang./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like