BRUKSEL – Udhëheqësit e BE-së në një përballje me Hungarinë për ndihmën ndaj Ukrainës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e BE-së do të takohen sot në një samit të thirrur posaçërisht për të vendosur për ndihmën ekonomike të bllokut për Ukrainën, mes kundërshtimit të Hungarisë.

Propozimi përfshin një ndihmë financiare me vlerë 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) për Ukrainën gjatë katër viteve të ardhshme deri në vitin 2027, një paketë që kryeministri hungarez Viktor Orbán vuri veton në dhjetor.

Shuma prej 50 miliardë euro është pjesë e rishikimit të përgjithshëm të buxhetit të BE-së.

Vendimet për buxhetin e bllokut kërkojnë unanimitet nga vendet anëtare, që do të thotë se refuzimi i Hungarisë po shkakton fërkime të mëdha mes vendet e tjera të BE-së.

Ndihma e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bllokuar në Kongres dhe një skemë e BE-së për të dërguar 1 milion fishekë artilerie në Ukrainë brenda një viti nuk arriti të përmbushte objektivat e shpërndarjes.

Orbán ka argumentuar se fondet e BE-së për Ukrainën duhet të miratohen në baza vjetore, dhe jo për një periudhë katërvjeçare, të cilën ai e përshkroi si “antidemokratike”.

Shtetet anëtare të BE-së e refuzojnë këtë, duke mos dashur t’i lejojnë Hungarisë mundësitë e ardhshme për të bllokuar ndihmën ndaj Ukrainës dhe për të zhvatur vendet e tjera të BE-së.

Orbán e përshkroi lëvizjen si një “manual shantazhi të Brukselit” në X, i njohur zyrtarisht si Twitter, dhe u zotua të mbrojë pozicionin e Hungarisë kundër presionit të BE-së.

Në prag të samitit, ka pasur spekulime për rezultate të tjera të mundshme dhe më dramatike, duke përfshirë privimin e Hungarisë nga të drejtat e saj të votës në BE.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like