BRUKSEL – NATO krijon një sistem të ri mbikëqyrjeje në det

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-DPA/ – E shqetësuar për sulmet e mundshme ruse, NATO kërkon të përmirësojë mbrojtjen e të dhënave të tubacioneve dhe kabllove në det.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare miratuan planet për një qendër detare të NATO-s për sigurinë e infrastrukturës të rëndësishme nënujore në një takim në Bruksel, tha sot sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Qendra do të ngrihet në selinë detare të NATO-s, në Northwood afër Londrës dhe, ndër të tjera, do të krijojë një sistem të ri mbikëqyrjeje.

Ajo do të jetë përgjegjëse për pjesën e Atlantikut, si dhe për zonat në Detin e Veriut, Detin Baltik, Detin Mesdhe dhe Detin e Zi.

Ish-gjenerali gjerman, Hans-Werner Wiermann shprehu shqetësimin se Rusia mund të sulmojë kabllot e nëndetëseve për të paralizuar jetën publike.

Përpjekjet për të mbrojtur infrastrukturën vijnë si reagim ndaj akteve të supozuara të sabotimit kundër tubacioneve të gazsjellësit natyror “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like