BRUKSEL – Inflacioni i Eurozonës pësoi rritje në muajin dhjetor

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 janar /ATSH-DPA/ – Inflacioni i Eurozonës u përshpejtua në dhjetor pas ngadalësimit për shtatë muaj radhazi, por inflacioni bazë vazhdoi prirjen rënëse siç u vlerësua fillimisht.

Duke konfirmuar vlerësimin fillestar, të dhënat e Eurostat treguan se çmimet e konsumit u rritën me 2.9% nga viti në vit pas një rritjeje prej 2.4% në nëntor. Norma u përshpejtua për herë të parë që nga maji.

Në të kundërt, inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë, ushqimeve, alkoolit dhe duhanit, ra nga 3.6% në 3.4%.

Norma ishte në përputhje me vlerësimin paraprak të publikuar më 5 janar. Krahasuar me një muaj më parë, çmimet e konsumit në muajin dhjetor u rritën me 0.2%, siç u vlerësua fillimisht.

Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit panë rritje më të ngadaltë prej 6.1%, pas një rritje prej 6.9%.

Në të njëjtën kohë, rënia e çmimeve të energjisë u ngadalësua nga 11.5% në 6.7%. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like