BRUKSEL – BE zgjat masat për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 4 mars /ATSH-DPA/- Ministrat e Energjisë të BE-së ranë dakord sot për zgjatjen e masave për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit me një objektiv prej 15% në të gjithë Bashkimin Evropian deri në mars 2025.

“Blloku ka bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2022, kur kriza energjetike ishte më e tmerrshme pasi Rusia sulmoi Ukrainën, tha ministri belg i Energjisë, Tinne van der Straeten tha në një deklaratë.

Vendet e BE-së, fillimisht u zotuan në vitin 2022 për të ulur konsumin e tyre me të paktën 15%, krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit, për të siguruar furnizimet me energji gjatë dimrit pasi Rusia reduktoi në mënyrë drastike eksportet në bllok.

Ky objektiv i kursimeve u tejkalua, me kërkesë të reduktuar me mbi 19% mesatarisht në të gjithë BE-në. Një tjetër zgjatje pasoi në mars 2023 që do të përfundonte në fund të këtij muaji.

Marrëveshja origjinale përmbante gjithashtu një dispozitë, nëse ndodh një krizë e sigurisë së furnizimit, për ta bërë të detyrueshëm objektivin e reduktimit vullnetar të konsumit.

“Masat në lidhje me furnizimin me energji duhet të lëvizin në baza vullnetare pasi situata e furnizimit në BE është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 2022”, thuhet në një deklaratë nga Këshilli i BE-së, një organ i BE-së që përfaqëson vendet e BE-së. Miratimi zyrtar do të paraqitet në mars.

Çmimet e gazit natyror u rritën në mënyrë dramatike në vitin 2022 për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Në kulmin e tyre, çmimet e shitjes me shumicë ishin më shumë se 300 euro (325 dollarë).

Çmimet ranë ndjeshëm pasi mungesat e gazit mund të shmangeshin falë zëvendësimit të karburanteve ruse me importe nga vendet e tjera dhe uljes së kërkesës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like