BRUKSEL – BE: Shfrytëzoni verën për t’u përgatitur për një valë të re të infeksioneve me Covid-19

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 korrik /ATSH-DPA/- Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides u bëri thirrje 27 ministrave të Shëndetësisë të bllokut për të shfrytëzuar verën dhe për t’u përgatitur për një valë të re të infeksioneve me koronavirus në vjeshtë dhe dimër.

“Në pritje të një përkeqësimi të mundshëm të situatës epidemiologjike, është thelbësore që ne të gjithë të tregojmë vigjilencë”, tha Kyriakides.

“Muajt e verës duhet të shfrytëzohen për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për shëndetin publik për t’i paraprirë një faze tjetër të pandemisë në vjeshtë dhe dimër”, shtoi ajo.

“Ndërsa qyterarët e Evropës shijuan një verë pa kufizimet e dy viteve të mëparshme, pavarësisht rasteve në rritje, përpjekjet për të përmirësuar pandeminë duhet të vazhdonin”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje se vala e re u karakterizua nga ritme në rritje të sëmundjeve të rënda dhe shtrimeve në spital.

Kyriakides bëri thirrje për rritje të përpjekjeve në lidhje me vaksinimet, përgatitjen e fushatave të ardhshme të bazuar në vaksinat kundër varianteve Omicron dhe mbikëqyrjen dhe testimin gjatë gjithë vitit.

“Autoritetet shëndetësore duhet të sigurojnë furnizime adekuate të kundërmasave mjekësore dhe të kenë gati planifikimin e emergjencës për një kthim të sigurt në punë dhe shkollë pas pushimeve verore”, shtoi ajo.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like