BRUKSEL – Bauer: Paqja nuk është e sigurtë për askënd, të jemi të gatshëm nga çdo agresion

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Opinionet publike të vendeve që përbëjnë NATO-n duhet të kuptojnë se paqja nuk mund të merret më si e mirëqenë në vitet e ardhshme, deklaroi presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, në fund të takimit të shefave të shtabit të aleatëve.

‘’Lufta është një fenomen që përfshin të gjithë shoqërinë, e cila duhet të mbështesë ushtrinë me njerëz dhe mjete’’, shtoi Bauer.

Duke komentuar publikimin e planeve ushtarake gjermane për një përplasje të mundshme me Rusinë në lindje, Bauer tha: “Nuk më duket diçka e re, Moska është një kërcënim për ne dhe prandaj kemi zhvilluar kundërmasa”.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBRUKSEL – PE bën thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gaza ​


You may also like