Broja pak minuta në fushë, Chelsea s’ia del të mposhtë Aston Villan

by admin
Spread the love

Chelsea dhe Aston Villa do të luajnë një ndeshje të dytë (në fushën e Villans) ku do të vendoset se cili ekip do ët kualifikohet në fazën e 1/16 të FA Cup.

Takimi i parë i zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rrjeta të paprekura, me blutë e Londrës që humbën një mundësi për të shfrytëzuar faktorin fushë. Madueke dhe Palmer patën disa mundësi të mira për vendësit, ndërsa Aston Villas iu anulua një gol (u shënua nga Douglas Luiz) në fillim e sfidës për prekje të topit me dorë.

Armando Broja, që e nisi ndeshjen nga stoli, u hodh në fushë në minutën e 77-të, por nuk pati mundësi të linte shenjë në këtë sfidë.

Dy ndeshjet e tjera, Bristol City – Nottingam (0-0) dhe Sheffield Wed – Coventry u mbyllë pa fitues, që do të thotë se do të luajnë një ndeshje tjetër mes tyre./ Super Sport


Top Channel

You may also like